image Mehaj thotë se është shtuar numri i nënoficerëve të rinj në FSK

Siguri

Mehaj thotë se është shtuar numri i nënoficerëve të rinj në FSK

news image

Mehaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se krahas kursit për Sniper, në KDS është përmbyllur me sukses të lartë edhe certifikimi i një gjenerate të re me realizimin e Kursit e Avancuar të Liderit.

“Shtohen nënoficerët-liderë të certifikuar të togjeve në radhët tona!”, ka shkruar Mehaj.

“Ky kurs realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të Ushtrisë Amerikane dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale të nënoficerëve për Udhëheqës togu dhe Rreshter togu’, ka shtuar ai.

Postimi i plotë:

Shtohen nënoficerët-liderë të certifikuar të togjeve në radhët tona!

Krahas Kursit për Sniper, në KDS është përmbyllur me sukses të lartë edhe certifikimi i një gjenerate të re me realizimin e Kursit e Avancuar të Liderit.

Ky kurs realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të Ushtrisë Amerikane dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale të nënoficerëve për Udhëheqës togu dhe Rreshter togu.

Vazhdojmë tutje drejt sukseseve të radhës!

/GazetaSinjali