image Mehaj telefonon Ramën e Latifin pas erërave të forta: Fatmirësisht gjendja është e qetë, s'ka nevojë për ndërhyrje

Siguri

Mehaj telefonon Ramën e Latifin pas erërave të forta: Fatmirësisht gjendja është e qetë, s’ka nevojë për ndërhyrje

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar se ka kontaktuar me kryetarët e dy komunave, të Prishtinës dhe Rahovecit, si dy vendet që ishin më të prekurat nga stuhia e fuqishme sot.

Mehaj ka bërë të ditur se ka shprehur gatishmërinë për t’iu dalë në ndihmë qyteteve, por sipas tij gjendja fatmirësisht është e qetë dhe ndërhyrja nuk është e nevojshme.

Ndër të tjerash Mehaj ka thënë se gatishmëria e tyre është gjithnjë në nivel dhe se shpreson që të mos ketë dëme në këto komuna.

Postimi i plotë:

Pas reshjeve të shiut që kishim sot dhe pas informacioneve që në komunën e Rahovecit dhe Prishtinës mund të jetë rënduar gjendja nga vërshimet, kam telefonuar kryetarin Latifi dhe Rama me të cilët kam biseduar për gjendjen dhe nevojnën për t’iu dalur në ndihmë.

Fatmirësisht gjendja është e qetë dhe nuk ka vërshime të mëdha rrjedhimisht ndërhyrja jonë nuk është e nevojshme sipas kryetarëve të dy komunave.

Vërshimet në këto kohë janë bërë të shpeshta dhe gatishmëria jonë është gjithnjë në nivel.

Shpresojmë të mos ketë dëme në këto komuna!

/GazetaSinjali/