image Mehaj takohet me këshillues të NATO-s, diskutojnë rreth situatës së sigurisë

Politikë

Mehaj takohet me këshillues të NATO-s, diskutojnë rreth situatës së sigurisë

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se situata aktuale politike në vend, rajon dhe më gjerë ishin tema të diskutimit gjatë takimit të mbajtur sot me këshilluesit e NALT dhe Atashetë e Mbrojtjes.

Mehaj, në një postim në Facebook, është shprehur se gjatë takimit theks të veçantë kishte çështja e sigurisë pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, të cilat vijnë si rezultat i dezinformatave të vazhdueshme të Beogradit zyrtar.

“Ngritja e kapaciteteve ushtarake të Serbisë përgjatë kufirit me Republikën e Kosovës shpërfaq tendencat e një shteti armiqësor, që përveçse nuk dënon, përkrah e përdor metodat e agresorit rus, gjë që bie ndesh me normat dhe vlerat demokratike të cilat Republika e Kosovës si shtet evropian përqafon dhe mbron”, ka shkruar Mehaj.

Sipas Mehajt, veprimet e shtetit serb duhet dënuar nga çdo shtet evropian dhe më gjerë.

“Republika e Kosovës është jashtëzakonisht mirënjohëse për kontributin e shteteve aleate dhe misionin e KFOR-it, që si gjithnjë edhe në situatën aktuale janë duke treguar gatishmëri të jashtëzakonshme për të bashkëpunuar me Policinë e Republikës së Kosovës në ruajtjen e qetësisë, sigurisë dhe stabilitetit në veri të vendit”, tha ministri.

Ai shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdoj të garantoj integritetin territorial, mbrojtjen e jetës së qytetarëve, dhe ofrimin e shërbimeve të institucioneve për të gjithë qytetarët pa dallim etnie.

Në KOORDINIM TË VAZHDUESHËM ME KËSHILLTARËT BILATERAL TË SHTETEVE PARTNERE DHE ATASHETË E MBROJTJESSituata aktuale…

Posted by Armend Mehaj on Wednesday, November 9, 2022

/GazetaSinjali/