image Mehaj takohet me Abbott, diskutojnë për situatën e sigurisë në veri të Kosovës

Siguri

Mehaj takohet me Abbott, diskutojnë për situatën e sigurisë në veri të Kosovës

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot gjatë ditës ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, me të cilin diskutuan për situatën e sigurisë në veri të vendit si dhe nevojën për normalizimin e gjendjes.

Mehaj tregoi se ambasadori Abbott shprehu shqetësimin e tij për gjendjen në veri të vendit dhe nevojën për gjetjen e një rrugëzgjidhje për të kthyer normalitetin teksa i siguroi se Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja është duke zhvilluar aktivitetet në përputhje me planet e saj të zhvillimit dhe nuk është e përfshirë në aktivitete që janë jashtë fushës së saj të veprimit.

“Ambasadorin Abbott e sigurova që Ministria e Mbrojtjes dhe FSK është duke zhvilluar aktivitetet në përputhje me planet e saj të zhvillimit dhe nuk është e përfshirë në aktivitete që janë jashtë fushës së saj të veprimit. Gjithashtu, e njoftova për zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe i rikonfirmova aspiratat e qytetarëve dhe institucioneve të vendit tonë për integrim në Programin e Partneritetit për Paqe dhe NATO”, tha Mehaj

Gjithashtu, Mehaj tha se ia rikonfirmoi ambasadorit britanik aspiratat e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për integrim në Programin e Partneritetit për Paqe dhe NATO.

“Diskutuam për bashkëpunimin me Britaninë e Madhe dhe vendet partnere të NATO si dhe mbështetjen e vazhdueshme që Britania dhe vendet partnere po japin për FSK-në,  zhvillimin e saj dhe ndërtimin e kapaciteteve në përputhje me standardet dhe doktrinën e NATO-së”, ka shtuar ai.

https://www.facebook.com/mehaj.armend/posts/pfbid0mk74awUsuyS8Cse5VzmMRDBvjqBdeJ4yhmEb56aPcjHP8BEAsBa8pqVJvUvwJT8tl?cft[0]=AZXxNF18D8txvFmZ6Hrw_GznqKt5dctmYOE4jskndJfYrZ28oFXRcBGFe9qaO8LrVYqe_S8dR_eUnMmLiuQOObTKc7-tt1TmHzW3ZJLUHW73moQw2e-vlGXLucFkaYMR5NWytqZuYCq3muNlSr-dczhH&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/