Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se të gjitha stërvitjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës konfirmojnë mirëqenien e lartë, fizike, mendore dhe morale të ushtarëve në secilin nivel.
Mehaj, mes tjerash, thotë se të njëjtat stërvitje tregojnë edhe disiplinën dhe profesionalizmin e ushtarëve të FSK-së.
“Të gjitha stërvitjet tona konfirmojnë mirëqenien e lartë fizike, mendore dhe morale, disiplinën dhe stërvitjen me profesionalizëm të lartë të ushtarakëve tanë në secilin nivelë dhe komponentë të forcave tona. Detyra, Nderi dhe Atdheu mbi të gjitha” ka shkruar Mehaj në Facebook.