image Mehaj shpreh keqardhje për ushtarin e lënduar hungarez: Grupet kriminale përgjegjëse të marrin dënimin meritor

Siguri

Mehaj shpreh keqardhje për ushtarin e lënduar hungarez: Grupet kriminale përgjegjëse të marrin dënimin meritor

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shprehur keqardhjen e tij pas lëndimit të ushtarit hungarez të KFOR-it gjatë protestave në Zveçan, ku i është amputuar këmba nga Instituti Kombëtar i Rehabilitimit Mjekësor, pas gjendjes së rënduar shëndetësore.

Mehaj u ka uruar shërim të shpejt edhe 26 ushtarëve të tjerë hungarez, të cilët kanë marrë lëndime dhe të cilët vazhdojnë angazhimin në misionin e KFOR-it.

“Shpreh keqardhjen time me rastin e pranimit të informacionit se ushtarit hungarez të KFOR-it, të lënduar nga ane e grupeve kriminale serbe gjatë protestave në Zveçan, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është dashur që t’i amputohet këmba nga ana e mjekëve të Institutit Kombëtar të Rehabilitimit Mjekësor në Hungari.

Uroj që 26 ushtarët tjerë hungarez të plagosur sa më parë të rikuperohen, e të vazhdojnë angazhimin e tyre në kuadër të misionit të KFOR-it”, ka shkruar Mehaj.

Ndër të tjerash, Mehaj ka kërkuar nga organet e rendit që grupet kriminale përgjegjëse të marrin dënimin meritor, pasi dhuna është e papranueshme dhe nuk e zmbraps në asnjë formë ushtrimin e rendit e ligjit.

“Grupet kriminale përgjegjëse për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it duhet të marrin dënimin meritor, ngase dhuna është e papranueshme dhe asnjë formë nuk mund të zmbraps ushtrimin e rendit e ligjit, mjeteve demokratike të pakontestueshme, të drejta e të domosdoshme për sigurinë e vendit dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Mehaj.

/GazetaSinjali/