image Mehaj: Po shqyrtojmë mundësinë që siguria të futet si lëndë në shkolla

Siguri

Mehaj: Po shqyrtojmë mundësinë që siguria të futet si lëndë në shkolla

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se po shqyrtohet mundësia që siguria të jetë pjesë e planprogramit në shkolla, raporton Gazeta Sinjali.

Mehaj ka bërë të ditur se bashkë me Ministrinë e Arsimit kanë krijuar një grup punues përmes të cilit synojnë që çështja e sigurisë të futet si lëndë në shkolla.

Mehaj po ashtu tha se Kosova duhet të ketë një rezervë vullnetare prej 20 mijë personash.

“Së pari të ju informoj se përmes punimeve ushtarake ndërlidhen çdo veprim me strategjinë. Përmes nevojës së ndryshimit të strategjisë së sigurisë aty është harmonizuar edhe nevoja shtetërore për shërbim ushtarak, një vlerësim që do të bëhet, por unë e kam parë të arsyeshme që si nevojë të jetë edhe Ligji për Rezervë Vullnetare. E shoh se në të ardhmen Kosova duhet të ketë një rezervë vullnetare prej 20 mijë persona që janë në shërbim përmes nevojave dhe t’i ketë stërvitjet e veçanta brenda vitit. Unë kam shikuar mundësinë se si është mundësia e lëndës së Sigurisë, Mbrojtjes dhe Paqes në shkolla që të ketë një edukim prej një moshe, qysh e jep njeriu ndihmën e parë, qysh duhet të reagohet në tërmet, etj etj. Të gjitha janë në harmonizim me strategjinë e Sigurisë”, tha ai.

/GazetaSinjali/