Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në takim me kongresmenin amerikan Ritchie Torres, ka përsëritur kërkesën e tij për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë.
Mehaj, kërkesën e tij e ka bërë të ditur në postimin e tij në Facebook.
“Duke i rikujtuar kërkesën tonë për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë që do të shërbente si garancë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e përgjithshëm të rajonit”, ka shkruar Mehaj.
Ai tutje, ka thënë se vizioni kryesor i shtetit tonë është anëtarësimi në NATO.
“Ritheksova se vizioni ynë shtetëror është anëtarësimi në NATO, në aleancë të përhershme me SHBA-në, gjithmonë në mbrojtje të vlerave të lirisë, paqes dhe demokracisë”, ka shkruar Mehaj.
Postimi i plotë: