image Jepen gabimisht vaksina për COVID-19 në bazën ushtarake amerikane - Sinjali

Jepen gabimisht vaksina për COVID-19 në bazën ushtarake amerikane

news image

Forcat e armatosura të ShBA-së kanë nisur një hetim rreth raportimeve se tre personave u është dhënë gabimisht vaksina për COVID-19 në një bazë shtetërore ushtarake në Uashington.

“Baza e Përbashkët Lewis-McChord është e vetëdijshme se tre personave pa dashje u është dhënë vaksina Pfizer COVID-19 në vend të një vaksine tjetër në Lewis Main Exchange”, tha Kolonel Joey Sollinger.

Sollinger shtoi se “masa pozitive korrektuese janë marrë në këtë qendër vaksinimi për ta parandaluar shfaqjen e gabimeve të tilla përsëri”, duke thënë se për këtë rast kanë nisur hetimet.

Sipas Fox News, vaksinimet aksidentale ndodhën në Bazën e Përbashkët “Lewis-McChord” në Uashington. Ushtria nuk e ka konfirmuar identitetin e personave të përfshirë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin