image Mehaj në ditën e Forcës: Ëndrrën tonë shekullore po e jetësojmë çdo ditë

Siguri

Mehaj në ditën e Forcës: Ëndrrën tonë shekullore po e jetësojmë çdo ditë

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shprehur urimet e tij me rastin e Ditës së Forcës së FSK-së dhe 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se shqiponja e flamurit do të thotë historia e kombit, e përbashkëta që përtej kufijve bashkon idealet, rrënjët tona që nuk ndryshohen dhe as shkëputen ndonjëherë.

“Ëndrrën tonë shekullore po e jetësojmë çdo ditë, përmes ushtrisë sonë kapacitetet e të cilës po ngritën në vazhdimësi, përmes vajzave dhe djemve tanë që me fisnikëri, krenari e vullnet të hekurt bartin uniformën, emblema e së cilës do të thotë shumë për ne”, ka shkruar ai.

Sipas tij, “shumë rrugë kemi bërë për atë që do mbetet trashëgimi ndër breza, ushtri, komb dhe liri, edhe më shumë se brenda hapësirës tonë territoriale shtetërore”.

“Synimet tona janë të bashkëveprojmë në familjen evropiane dhe në NATO, për paqen që duhet mbizotëruar gjithandej globit, për lirinë universale të njerëzimit. Urime të gjithëve Dita e Forcës, Dita e Ushtrisë sonë!”, ka përfunduar Mehaj.

DITA E FORCËS, NËNTORI I SHQIPTARËVE!Nga Tirana vazhduam festën në Prishtinë!Ëndrrën tonë shekullore po e jetësojmë…

Posted by Armend Mehaj on Sunday, November 27, 2022

/GazetaSinjali/