image Mehaj: Me ShBA-në dhe NATO-n jemi më të fortë kundër atyre që kërcënojnë - Sinjali

Mehaj: Me ShBA-në dhe NATO-n jemi më të fortë kundër atyre që kërcënojnë

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se me ShBA-në dhe NATO-n, Kosova është më e fortë kundër atyre që kërcënojnë.

“Së bashku me SHBA-në dhe NATO-n jemi më të fortë kundër të gjithë atyre që kërcënojnë dhe rrezikojnë vlerat perëndimore të lirisë dhe demokracisë kudo në Botë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Mehaj tha se orientimi i qartë euroatlantik i kombit dhe shteteve tona për NATO-n e fuqishme, konfirmon besimin e plotë të ndërtuar natyrshëm mes nesh dhe aleatit të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sot kanë nisur punimet për shndërrimin dhe modernizimin e Bazës Ajrore të Kuçovës në Shqipëri .

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin