image Mehaj: Kosova gati të pres 25 shtete partnere me mbi 22.000 ushtarë për “Defender 23”

Siguri

Mehaj: Kosova gati të pres 25 shtete partnere me mbi 22.000 ushtarë për “Defender 23”

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se nga nesër do të fillojnë me ushtrimin më të madh ndërkombëtar “Defender Europe 23”.

Mehaj potencoi se për të arritur në këtë ditë janë bërë investime në pajisje dhe sisteme të armatimit si asnjëherë më parë.

“Më shumë se një vit përgatitje intensive për realizimin e suksesshme të këtij ushtrimi. Investime në pajisje dhe sisteme të armatimit, investime në infrastrukturë, trajnime, stërvitje e shkollime si asnjëherë më parë”, shkroi Mehaj.

Mehaj theksoi se ushtria e Republikës së Kosovës është gati t’i bashkohet familjes së madhe të NATO-së.

“Republika e Kosovës është gati të pres 25 shtete partnere me mbi 22.000 ushtarë për “Defender 23”. Synimi ynë është i qartë, ushtria e Republikës së Kosovës është gati t’i bashkohet familjes së madhe të NATO-së”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/