image Mehaj: Kosova e gatshme ta mbështes Greqinë për tejkalimin e situatës me zjarret

Kosovë

Mehaj: Kosova e gatshme ta mbështes Greqinë për tejkalimin e situatës me zjarret

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur institucionet greke me aftësitë dhe kapacitetet që ka Kosova në disponim për menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e gjendjes së krijuar nga zjarret e ditëve të fundit.

Ai këto deklarata i ka bërë sot në një bisedë telefonike me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi, transmeton Gazeta Sinjali.

Mehaj në një postim në Facebook ka shkruar se kërcënimet nga faktorët e sotëm përcaktojnë faktin se bashkëpunimi ndërmjet vendeve të rajonit është nevojë e pashmangshme.

Postimi i plotë

Në bisedën e sotme telefonike me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi, i shpreha gatishmërinë dhe vullnetin tonë të plotë për të mbështetur institucionet greke me aftësitë dhe kapacitetet tona operacionale në disponim për menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e gjendjes së krijuar nga zjarret e ditëve të fundit.

Kërcënimet dhe rreziqet nga faktorët e ndryshëm në realitetin e sotëm, përcaktojnë faktin se, fryma e bashkëpunimit rajonal në parandalimin, menaxhimin, reagimin dhe rimkëmbjen pas pasojave të tyre, është nevojë e pashmangshme për të gjitha vendet e rajonit tonë dhe më gjerë.

/Gazeta Sinjali/