image Mehaj: Kosova dhe Mbretëria e Holandës do të bashkëpunojnë në fushën ushtarake

Siguri

Mehaj: Kosova dhe Mbretëria e Holandës do të bashkëpunojnë në fushën ushtarake

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Holandës do të bashkëpunojnë në fushën ushtarake.

Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se me ministren e Mbrojtjes Kombëtare të Holandës, znj.Kajsa Ollongren, diskutuam rreth pikave ku mund të rrisim bashkëpunimin. Veçanërisht tani që veçse kemi pranuar aprovimin për caktimin e atasheut të mbrojtjes që do të koordinoj bashkëpunimin me këtë shtet.

“E njoftova për avancimet që Ushtria e Republikës së Kosovës ka bërë përmes implementimit të Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit, investimet që kemi bërë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale”, ka shkruar Mehaj.

Ministri Mehaj shtoi se bashkëpunimi i ngushtë që e kemi me shtetet anëtare të NATO-s, me të cilët koordinojmë në baza ditore aktivitetet përmes këshilltarëve ndërlidhës të NATO-s, aktualisht janë duke shërbyer në Kosovë, të vendosur në zyret brenda objektit të Ministrisë së Mbrojtjes.

“U dakorduam që të bashkëpunojmë në çështjen e shkëmbimit të praktikave më të mira sa i përket inkuadrimit të vajzave në FSK, e po ashtu në ngritjen profesionale të tyre përmes trajnimeve, si dhe pjesëmarrjes në misione të përbashkëta me Forcat e Armatosura Holandeze”, tha ai.

Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Holandës do të bashkëpunojnë në fushën ushtarake!Gjatë takimit me ministren e…

Posted by Armend Mehaj on Sunday, November 20, 2022

/GazetaSinjali/