Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj po raportohet se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, transmeton Gazeta Sinjali.
Këtë e ka konfirmuar vetë ministri, i cili ka dhënë edhe arsyet e largimit nga ky post.
“Po, kam dhënë dorëheqje. Arsye familjare”, ka thënë shkurt ai për Indeksonline.
Mehaj pritet të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.