image Mehaj kërkon prezencën më të madhe të KFOR-it në veri

Siguri

Mehaj kërkon prezencën më të madhe të KFOR-it në veri

news image

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, i ka kërkuar të dielën misionit të KFOR-it që të ketë prezencë më të madhe të trupave në pjesën veriore të Kosovës dhe përforcim më të madh të kontingjentit të saj.

Ai i ka bërë këto deklarata në një postim të Facebook, pas takimit që ka zhvilluar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Ferenc Kajar.

Të dy është thënë se janë koordinuar pas luftës që ka shpërthyer në Ukrainë, si pasojë e operacionit rus.

Tendencat destabilizuese të Rusisë dhe satelitëve të saj ndaj vendit tonë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor tashmë janë të qarta dhe atyre do t’i kundërvihemi së bashku me aleatët tanë”, ka thënë mes tjerash Mehaj.

May be an image of 10 people, people standing, military uniform and outdoors

/GazetaSinjali/