image Mehaj e uron Amerikën për 248-vjetorin e ushtrisë: Paqja dhe liria pa ShBA-të nuk do të ishte e imagjinueshme

Siguri

Mehaj e uron Amerikën për 248-vjetorin e ushtrisë: Paqja dhe liria pa ShBA-të nuk do të ishte e imagjinueshme

news image

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 248 vjetorin e themelimit të ushtrisë.

Mehaj ka thënë se roli dhe rëndësia e tyre ka qenë e jashtëzakonshme në vendosjen dhe ruajtjen e paqes kudo në botë.

Sipas Mehajt, çlirimi i Kosovës erdhi pikërisht me ndihmën e çmuar të Amerikës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë 248 vjetorin e krijimit të ushtrisë.

“Roli dhe rëndësia e tyre ka qenë e jashtëzakonshme në vendosjen dhe ruajtjen e paqes kudo në botë. Vendi ynë ka qenë me fat që në krah të vet ka arritur të ketë një aleat të fuqishëm si ShBA-të. Çlirimi i vendit dhe ndërtimi i institucioneve tona demokratike është bërë pikërisht me ndihmën e çmuar dhe të patjetërsueshme të tyre”, ka shkruar Mehaj.

Ndër të tjerash, Mehaj ka thënë se ata do të vazhdojnë të forcojnë institucionet në nivelin që të jenë partner i besueshëm për të kontribouar më ushtrinë kudo që kërkohet nga partneri strategjik.

“Ne do të vazhdojmë të forcojmë institucionet tona në atë nivel që të jemi partner i besueshëm dhe i gatshëm për të kontribuar me ushtrinë tonë kudo që na kërkohet nga partneri ynë strategjik. Kështu kemi vepruar edhe gjatë këtyre dy viteteve ku kemi marrë pjesë në operacione humanitate me kërkesë direkte nga ShBA-të”, ka deklaruar Mehaj.

Sipas Mehajt, paqja dhe liria pa ShBA-të nuk do të ishte e imagjinueshme.

/GazetaSinjali/