Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj në ditën e Forcës i ka uruar të gjithë ushtarët për këtë ditë.
Ai u shpreh krenar me ushtrinë profesionale për të cilën tha se po zhvillohet çdo ditë e më shumë.
“Për ne sot ideal është zhvillimi i forcës dhe mbrojtja e shtetit. Jemi krenar me ushtrinë profesionale e cila po zhvillohet çdo ditë e më shumë. Në këtë ditë të veqantë dua të urojë të gjithë ushtarët për angazhimin, përkushtimin dhe sakrfirikës së treguar në realizimin e detyrave të këtij profesioni fisnik”, u shpreh Mehaj.
Tutje, ai tha se aspirata e vendit tonë realizohet atë ditë kur antarësohemi në NATO.
“Aspirata e popullit dhe vendit tonë realizohet plotësisht atë ditë kur të bëhemi anëtarë të NATO-s”. Sot ne jemi krenar për uniformën e Ushtisë së Kosovës, ka filluar të shërbejë në misione ndërkombëtare krahë për krahë me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por në të ardhmen edhe me aleatë të tjerë”.
“Ushtria e Republikës së Kosovës është e gatshme të marrë përgjegjësi të reja për misione të cilat na presin në të ardhmen së bashku me ushtritë e vendeve partnere të cilat na përkrahin e na ndihmojnë në vazhdimësi”, tha ai.
Tutje, Ministri i Mbrojtjes u zotua se do jetë gjithmonë në shërbim të vendit.
“Duke ndjerë hapat e atyre që ranë në rrugëtimin e lirisë, duke bartë mbi supe përgjegjësinë dhe amanetet e tyre dhe duke pasur të qart objektivën tonë si shtet, si komb, zotohen se do jem në shërbim të vendit tonë , kudo, kurdo dhe në çdo kohë si kërkohet për atdheun dhe vendin tonë. Edhe njëherë urime të gjithëve kjo ditë dhe na priftë e mbara se bashku me aleatët tonë”, u shpreh Mehaj.