Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se 28 Nëntori është dhe do të mbetet gjithmonë festa më e madhe kombëtare e gjithë shqiptarëve.
Për nder të 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, fillimisht me Trupat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë që janë duke shërbyer në kuadër të KFOR-it, pastaj në organizimin nga ambasada e Shqipërisë në Kosovë, ai ka festuar 110 vjetorin e pavarësisë.
“Bashkëpunimi dhe koordinimi ynë me Shqipërinë është i natyrshëm, nënkuptueshëm dhe i pashkëputshëm, jemi të pandarë sepse jemi një, jemi një sepse jemi të pandarë. Rroftë përjetësisht kombi ynë”, ka shkruar Mehaj.