Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, megjithatë, do ta pres sot në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Takimi Thaçi-Lajçak do të zhvillohet në orën 17:00, në Zyrën e Presidentit.
Ndryshe dje presidenti Thaçi deklaroi se qytetarët kosovarë janë lodhur nga deklaratat e kota dhe se presin diçka konkrete sa i përket liberalizimit të vizave.
Kësisoj tha se nëse Lajçak do të pres në takim vetëm nëse ka diçka konkrete./ Gazeta Sinjali/