Meghan Markle dhe Princi Harry, mbrëmë morën pjesë në Awards Endeavor Fund në Mansion House në Londër.
Dukesha e “Sussex” tha se ishte shumë bukur të rikthehesh, pasi ajo e bëri paraqitjen e saj të pare publike në Mbretërinë e Bashkuar, mbrëmë gjatë eventit në Londër, transmeton Gazeta Sinjali.
Meghan ra në sy me paraqitjen e saj të veçantë, e veshur me një fustan blu, me të cilin shkëlqente në këtë paraqitje.
E strehuar nën një ombrellë, pasi që moti ishte si zakonisht me shi, ajo ra në sy me këtë paraqitje të bukur, duke marrë gjithë vëmendjen pas paraqitjes së saj të parë në Mbretërinë e Bashkuar, saktësisht në Angli. /GazetaSinjali/