image Meghan Markle dhe Harry heqin dorë nga rrjetet sociale

Bota e Yjeve

Meghan Markle dhe Harry heqin dorë nga rrjetet sociale

news image

Meghan Markle dhe princi Harry kanë hequr dorë nga rrjetet sociale dhe nuk duan të përdorin më media të tilla si Twitter dhe Facebook.

Çifti thuhet se janë zhgënjyer nga “urrejtja” që hasën në rrjetet sociale. Meghan ka folur për përvojën “pothuajse të pashmangshme” të mediave online, shkruan The Time of London, transmeton Gazeta Sinjali.

Meghan dhe Harry kanë marrë shumë komente negative dhe nuk e duan këtë gjë në jetën e tyre. Pas shkëputjes nga familja, ata janë gjykuar shumë nga ndjekësit, madje në 2019-n doli një raport që e nxirrte Markle si gruan më të përfolur nga aspekti negativ.

Ka zëra se Meghan është në pritje të fëmijës së dytë, por që çifti dëshiron ta mbajë të fshehtë. /Gazeta Sinjali/