image Medvedev: Samiti i NATO-s na afron me Luftën e Tretë Botërore  

Botë

Medvedev: Samiti i NATO-s na afron me Luftën e Tretë Botërore  

news image

Dmitry Medvedev, ish-presidenti rus dhe tani nënkryetar i këshillit të sigurisë kombëtare të Rusisë, tha se rritja e ndihmës ushtarake të NATO-s për Ukrainën rrit kërcënimin e Luftës së Tretë Botërore.

Duke komentuar rezultatet e ditës së parë të takimit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë, ku vendet anëtare i premtuan Kievit më shumë armë dhe ndihmë financiare, Medvedev këmbënguli se ndihma perëndimore nuk do të pengonte arritjen e synimeve të vendosura nga Moska kur nisi atë që Kremlini e ka quajtur një “operacion ushtarak special”.

“Perëndimi plotësisht i çmendur nuk mund të binte dakord për asgjë tjetër. Në fakt ky është një rrugë pa krye. Lufta e Tretë Botërore po afrohet”, tha Medvedev.

“Çfarë do të thotë e gjithë kjo për ne? Gjithçka është e qartë. Operacioni special ushtarak do të vazhdojë me të njëjtat objektiva”.

SHBA njoftoi javën e kaluar se do të dërgonte bomba thërrmuese.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Saigu tha se forcat e armatosura të vendit të tij do të detyrohen të përdorin sisteme të ngjashme armësh nëse municione të tilla do t’i dorëzohen ushtrisë ukrainase.

Moska dhe Kievi kanë akuzuar njëri-tjetrin se kanë përdorur tashmë municione të tilla në luftë.

/GazetaSinjali/