image Mediumi spanjoll: Nëse Kosova pranon refugjatë shtesë afganë mund ta fitojë njohjen e Spanjës

Politikë

Mediumi spanjoll: Nëse Kosova pranon refugjatë shtesë afganë mund ta fitojë njohjen e Spanjës

news image

Mediat spanjolle kanë shkruar gjatë ditës së sotme që Qeveria e Spanjës e udhëhequr nga Pedro Sánchez mund të dërgojë refugjatët afganë në Kosovë, të cilët janë në program që të vendosen Spanjë.

Mirëpo një propozim i tillë, ende nuk e ka marrë përgjigje nga Qeveria e Kosovës. Sipas OKIDARIO, njohja e Kosovës mund të jetë në lojë, nëse e pranon këtë propozim.

“Shumë detaje nga ky plan, shpjegojnë diplomat të huaj, ende janë pezull. Në fakt, as Kosova nuk e ka pranuar këtë propozim, edhe pse do të shihej me sy të mirë: njohja e Kosovës si shtet nga Spanja do të mund të ishte në lojë”, shkruan ky medium, transmeton Sinjali.

Tani për tani, Kosova tashmë ka miratuar vendimin për strehimin e 2,500 evakuuarve afganë për një vit.

/GazetaSinjali/