image Mediumi serb: Vuçiq i tregoi Thaçit edhe sa vende do ta heqin njohjen për Kosovën

Kosovë

Takimi/ Mediumi serb: Vuçiq i tregoi Thaçit edhe sa vende do ta heqin njohjen për Kosovën

news image

Gjatë ditës së sotme në Paris me iniciativën e presidentit Macron janë takuar Thaçi dhe Vuçiqi.

Nuk janë bërë të ditur detajet e këtij takimi mes presidentëve por sipas disa shkrimeve të  gazetës “Blic’, në Serbi e cila njihet për lajme propagandistike, thuhet e presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në këta takim i ka thënë Thaçit se edhe 10 shtete po presin për të hequr njohjen për Kosovën, shkruan Gazeta Sinjali.

“Presidenti i Serbisë i ka thënë Thaçit që edhe dhjetë shtete të tjera janë duke pritur që të marrin vendim për të tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ky burim për ‘Blic’.

Ndryshe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një njoftimi për media ka thënë se Kosova është e gatshme për një marrëveshje që si rezultat final do të kishte njohjen reciproke.

Megjithatë sipas mediave serbe, thuhet se Vuçiq ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për t’u njohur nga Kosova pasi që njihet nga të gjitha shtetet e botës.

Ky takim trepalësh në Paris thuhet se është mbajtur në përpjekje e sipër të Francës për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi. /Gazeta Sinjali/