image Mediumi serb e quan "Zot të futbollit" Vedat Muriqin

Futboll

Sport/ Mediumi serb e quan “Zot të futbollit” Vedat Muriqin

news image

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është vlersuar për paraqitjen e tij edhe nga mediat serbe.

Portali serb “Blic”, ka lavdëruar Muriqin, madje duke e konsideruar edhe zot të futbollit në Prishtinë.

Vedat Muriqi është zot i futbollit në Prishtinë, e këtë e dëshmoi edhe koreografia e veçantë. Ylli i Fenerbahçes është idhull i shumë banorëve të Kosovës dhe nuk është për t’u befasuar mbështetja e shfaqur ndaj tij në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan portal serb.

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë shënoi një fitore të pastër kundër Malit të Zi (2:0), në ndeshjen në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Muriqi ishte njëri prej golashënuesve në këtë ndeshje, e cila po mban gjallë shpresat që Kosova të kualifikohet./Gazeta Sinjali/