image Mediumi britanik zbulon detaje të reja rreth vrasjes në poligon të veteranit që shërbeu në Kosovë

Botë

Mediumi britanik zbulon detaje të reja rreth vrasjes në poligon të veteranit që shërbeu në Kosovë

news image

Detaje të reja kanë dalur në dritë për rastin e vdekjes tragjike të veteranit 35-vjeçar Gavin Hillier i cili u dekorua për shërbimin e tij në Irak, Afganistan dhe Kosovë.

Rasti tragjik ndodhi për shkak se një ushtar me shikim të dobët, deri sa po synonte të qëllonte në një objekt prej druri, ai aksidentalisht qëlloi në trupin tashmë të pajetë të Hillier, shkruan the Mirror.

Shefat e Ministrisë së Mbrojtjes kaluan tetë muaj duke hetuar vdekjen e Hillier, i cili kishte marrë një medalje pas shërbimit të gjatë dhe sjelljes të mirë nga Princi Charles, Koloneli i Regjimentit.

Raporti zbuloi se vizioni i qitësit me armë ishte aq i dobët sa fillimisht iu refuzua hyrja në Gardën Uellsiane.

Ai u pranua në gardë vetëm pasi iu dhanë syze me dioptri. Por në momentin kritik, ai nuk ishte duke i mbajtur syzet.

/GazetaSinjali/