Gazeta e madhe austriake “Die Presse” i ka kushtuar një artikull konfirmimit të aktakuzave nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas këtij mediumi, Kosova aktualisht është në krizë politike për shkak të konfirmimit të këtyre aktakuzave.
Shkrimi i plotë:
Parlamenti në Prishtinë duhet të bjerë dakord për një kryetar të ri të shtetit. Presidenti i mëparshëm, Hashim Thaçi është duke u gjykuar në Hagë.
Njeriu i fortë i Kosovës, Hashim Thaçi tani duhej ta ndërronte karrigen e njohur të zyrës me bankën e të akuzuarve. Me një ngurrim të dukshëm, presidenti, i cili kishte dhënë dorëheqjen disa ditë më parë, e lejoi veten t’ia lexojnë aktakuzën në paraqitjen e tij të parë përpara Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë në fillim të javës. Ish-udhëheqësi politik i ushtrisë së shqiptarëve të Kosovës, UÇK hodhi poshtë akuzat për përgjegjësi për krime lufte të tilla si vrasje, persekutim dhe tortura gjatë luftës së Kosovës në fund të viteve 1990: “Unë deklarohem i pafajshëm për çdo pikë”, ndërsa David Hooper, avokat i Hashim Thaçit, ironizoi me mungesën e akuzave për trafikim organesh në aktakuzën kundër klientit të tij. /Gazeta Sinjali/
https://www.diepresse.com/5896067/kosovo-politische-krise-nach-anklagen-gegen-uck-fuhrer