image Mediumi amerikan shkruan sesi Kadri Veseli po e keqpërdorë foton me Trumpin që t’i fitojë zgjedhjet

Kosovë

Zgjedhje/ Mediumi amerikan shkruan sesi Kadri Veseli po e keqpërdorë foton me Trumpin që t’i fitojë zgjedhjet

news image

Mediumi prestigjioz amerikan, ka shkruar sot se si Kadri Veseli po përdorë fotografinë e tij me presidentin amerikan Donald Trump, në përpjekje për t’i fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit, shkruan Gazeta Sinjali.

Aty thuhet se Kadri Veseli po përdorë fotografinë me Donald Trumpin në mënyrë që fotografia e tij e realizuar në një ngjarje në Washington me Trump të ndikojë tek qytetarët e Kosovës.

“Për dallim nga rivalët e mi, unë jam kandidati i vetëm që vazhdoj të promovoj një partneritet të fortë dhe publik me SHBA dhe Shtëpinë e Bardhë”, ka deklaruar Veseli në një prononcim për The Post.

Një tabelë e madhe me fotografinë që është gati tre vite e vjetër, u vendos pastaj në disa vende, në kohë të fushatës. E njëjta fotografi u shpërnda edhe në kryeqytetin e  Kosovës në Prishtinë.

Veseli ishte takuar me Trumpin në vitin 2017, përderisa kishte thënë se kishte njoftuar presidentin amerikan me problemet në Kosovë.

“Njerëzit e Kosovës e kuptojnë se një Amerikë e fortë do të ndihmojë që Kosova të bëhet më e fortë,” tha Veseli.

Fotografia e Kadri Veselit me Donald Trump që po përdoret në fushatën “Platforma ime kundër korrupsionit dhe nepotizmit ka shumë të përbashkëta me platformën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidenti Trump kanë në luftën globale kundër korrupsionit,” tha Veseli të dielën në qytetin e Lipjanit.

Ky medium më tutje thotë se kundërkandidatja kryesore e Veselit është Vjosa Osmani nga radhët e LDK-së./Gazeta Sinjali/