image Mediat serbe: Zaev do të zëvendësohet me një përfaqësues politik në “Ballkanin e hapur”

Rajon

Mediat serbe: Zaev do të zëvendësohet me një përfaqësues politik në “Ballkanin e hapur”

news image

Dorëheqja nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaevit, i pamundëson pjesëmarrjen në takimin për nismën “Ballkani i Hapur”, që është paralajmëruar të mbahet me datën 3 dhe 4 nëntor në Beograd.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zaev nuk do të vijë në Beograd, duke pasur parasysh situatën politike”, kanë thënë nga zyra e Zaev për Tanjug duke shtuar se, nga Maqedonia e Veriut do të dërgohet një përfaqësues politik.

Ndërsa, Vuçiq tha se dorëheqja e Zaev-it ndikon në marrëdhëniet edhe me Shqipërinë, pasi ajo dhe Maqedonia Veriore janë shprehur pro nismës “Ballkani i Hapur”, e të cilën e kundërshton Kosova.

Pas humbjes në zgjedhjet lokale, Zaev dha dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së./Gazeta Sinjali/