image Mediat serbe shkruajnë për fitoren e Kosovës

Futboll

Mediat serbe shkruajnë për fitoren e Kosovës

news image

Fitorja e sotme e Kosovës ndaj Çekisë, është bërë top-lajm në të gjitha mediat botërore.

Për këtë lojë kanë shkruar edhe mediat serbe, të cilat fitoren e Kosovës e kanë konsideruar befasi të madhe.

“Kurir.rs”, i është adresuar Kosovës si të ashtuquajtur, kur ka komentuar ndeshjen e sotme.

“Përfaqësuesja e të ashtuquajturës Kosovë sot ka bërë befasi të madhe, pasi në Prishtinë e ka mposhtur Çekinë me rezultat 2:1”.

Kjo media ka përshkruar rrjedhën e lojës, si dhe në fund ka theksuar se kjo ishte ndeshja e 15-të e Kosovës pa pësuar humbje.

Kosova sot mposhti Çekinë me rezultat të ngushtë, 2:1./Sinjali/

https://www.youtube.com/watch?v=O-3fy4PFvz4