Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot gjatë ditës ka publikuar një hartë në të cilën Kosova figuron brenda territorit të Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Duke iu uruar mëngjes të mirë ndjekësve të tij në Facebook, Rama ka treguar hartën e “investimeve për sigurimin e furnizimit me 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug” të Shqipërisë në kuadër të një videoje që e ka shpërndarë disa orë më parë.
E për këtë gafë kanë raportuar edhe mediat serbe, të cilat kanë shkruajtur se Kosova është në gjendje shoku dhe se Rama ka tronditur Prishtinën.
“Prishtina është në gjendje shoku pasi media raportoi se Kryeministri shqiptar, Edi Rama, kishte postuar një video në profilin e tij në Facebook, ku tregonte në një moment një hartë që tregon të ashtuquajturin. Kosova brenda Serbisë”, ka shkruar Gazeta Serbe “Novosti”. /Gazeta Sinjali/