Në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinje dhe Bërnjak, për të tetën ditë me radhë vazhdojnë të jenë të vendosura Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, si dhe protestuesit serbë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kosovo Online pak më parë kanë raportuar se pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë me katër automjete të blinduara janë vendosur dy kilometra nga vendkalimi në Jarinje, në drejtim të Rashkës.
Tutje u theksua se ushtria serbe është në gatishmëri të lartë për shkak të situatës së krijuar në veri të Kosovës dhe në tri ditët e fundit, avionët luftarakë dhe helikopterë të ndryshëm kanë fluturuar në afërsi të territorit të Kosovës.