image Mediat ruse: Ka nisur rundi i tretë i bisedimeve Ukrainë-Rusi

Botë

Mediat ruse: Ka nisur rundi i tretë i bisedimeve Ukrainë-Rusi

news image

Në Bjellorusi ka nisur rundi i tretë i bisedimeve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, njoftoi agjencia shtetërore e mediave Rusia 24.

Vendndodhja për këtë ngjarje nuk është bërë e ditur. Rundi i parë i bisedimeve, më 28 shkurt, dhe seti i dytë, më 3 mars, të dyja u zhvilluan në Bjellorusi. 

Ndërkohë, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov dhe ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba do të takohen të enjten në Antalia, Turqi, sipas ministrisë së jashtme ruse, raporton CNN.

Kjo ende nuk është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Ukrainës.

/GazetaSinjali/