Mediat në Zvicër kanë raportuar për rrahjen që ka ndodhur në Suharekë të dielën pas një aksidenti në komunikacion ku janë përfshirë edhe mërgimtarë që jetojnë në Zvicër.
Për rrahjen ka shkruar portali zviceran 20min.ch, ku e përshkruan ngjarjen që ka ndodhur të dielën, përcjell Gazeta Sinjali.
Dy veturat që janë aksidentuar kanë qenë me targa zvicerane ku më pas në rrahje janë përfshirë tetë persona./Gazeta Sinjali/