image Mediat në Serbi raportojnë se Thaçi dhe Vuçiq takohen nesër në Uashington

Kosovë

Politikë/ Mediat në Serbi raportojnë se Thaçi dhe Vuçiq takohen nesër në Uashington

news image

Mediat serbe raportojnë se nesër në Uashington mund të ketë një takim mes presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas tyre, takimi mund të ndërmjetësohet nga i dërguari i posaçëm i presidentit amrikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet për vizitë në Uashington, ku është takuar me sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, si dhe ka vizituar selinë e Vatrës, shoqatës më të vjetër shqiptare, ku u prit nga kryetari i ri i saj, Elmi Berisha dhe nga anëtarët e kësaj shoqate./Gazeta Sinjali/