E përditshmja angleze, Yorkshire Post, shkruan se ndeshja e Kombëtares së Anglisë kundër Kosovës është momenti i duhur për trajnerin Gareth Southgate të eksperimentojë, në mënyrë që të jetë gati për EURO 2020.
Pasi që pesë nga shtatë ndeshjet e tyre të mundshme në EURO 2020 do të zhvillohen në stadiumin kombëtar anglez “Wembley”, Anglia e ka mundësinë më të mirë për të fituar trofe që një kohë të gjatë. Por, pjesa e vështirë s’përfundoi të enjten kur u sigurua kualifikimi, por filloi aty, shkruan Yorkshire Post.
Udhëtimi në Kosovë është fillimi i një procesi që duhet t’i shndërrojë Tre Luanët nga djem që mund të ndëshkojnë në mënyrë brilante në një skuadër që është e aftë të garojë me më të mirët.
Përveç dështimit të Steven McClarenit për t’u kualifikuar në EURO 2020, kualifikimi në garat e mëdha është bërë gjithnjë më i lehtë për Anglinë, lojtarët e rinj të së cilës kanë bërë që e gjithë bota t’ia ketë zilinë.
Zgjedhja e 23 lojtarëve cilësorë nuk do të jetë e vështirë për trajnerin Gareth Southgate. Arritja e baraspeshës së duhur është shumë më e komplikuar.
Southgate ka preferuar të luajë me një mesfushor defansiv dhe dy mesfushorë ofansiv në qendër gjatë kampanjës kualifikuese, por a do të jetë kjo mjaftueshëm e mirë kundër më të mirëve? Kampanja në Ligën e Kombeve sugjeroi se mund të jetë, por finalet i shfaqen anët negative të saj.
Eksperimentimi duhet të fillojë kundër Kosovës. Ka ende shumë punë për të bërë, por Anglia është duke u nisur nga një vend i mirë./Gazeta Sinjali/