image Me xhaketë të Policisë u prezantua rrejshëm si zyrtar policor, arrestohet në Leposaviq

Siguri

Me xhaketë të Policisë u prezantua rrejshëm si zyrtar policor, arrestohet në Leposaviq

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, i cili ishte paraqitur rrejshëm si zyrtar policor, raporton Gazeta Sinjali.

Ai dyshohet se mesditën e 26 janarit në fshatin Sarpel të Leposaviqit, kishte veshur xhaketën e Policisë së Kosovës dhe ishte prezantuar se gjoja është pjesëtar i këtij institucioni.

Policia njofton se i arrestuari është person i njohur për organet e sigurisë dhe hetuesisë, pasi që i njëjti kishte qenë i përfshirë në një rast që kishte ndodhur në kufi./GazetaSinjali/