Mbrëmë Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e Behar Morinës nga Gjakova.
38 vjeçari është gjetur i varur në litar në një shtëpi të pabanuar në fshatin Moglicë.
Ishte pikërisht këngëtari Shkelzen Jetishi ai i cili kishte gjetur trupin e tij. Xeni me të kishte lidhje familjare.
Andaj nuk ka pasur se si të mungoj reagimi i tij publik. Shkëlzeni e ka publikuar në rrjetin social Facebook një foto së bashku me Beharin dhe pranë saj i ka shkruar disa fjalë.
“Shpejt na le o behar….me vrave ne shpirt…Do me mungoj buzeqeshja e gezimi qe shprehje kur me takoje …….”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/