image ‘Më vjen t’i bie murit me kokë’, Sabiani reagon pas puthjes së Keisit me Kristin

Bota e Yjeve

‘Më vjen t’i bie murit me kokë’, Sabiani reagon pas puthjes së Keisit me Kristin

news image

Sabiani nuk po e përjeton aspak mirë romancën që vajza e tij, Keisi ka krijuar me Kristin në Big Brother. Ai e ka shprehur publikisht disa herë se është kundër kësaj marrëdhënie.

Nga ana tjetër Keisi nuk e di mendimin e të atit dhe mbrëmjen e djeshme ka puthur Kristin gjatë një loje. Madje u shpreh se edhe nëse babai do të ishte kundra lidhjes, ajo do të ndiqte zemrën dhe do i dilte kundra.

Pas kësaj deklarate dhe pas puthjes së Keisit me Kristin, Sabiani ka reaguar me një video në Tiktok.

“E di si më vjen? T’i bie murit me kokë, ta çaj kokën fare”, përsërit Sabiani fjalët në video.

Ai ka marrë edhe vendimin e papritur dhe e ka hequr Keisin nga lista e ndjekësve të tij në Instagram. Madje ka fshirë edhe fotot e fundit që kishte me të.

image 123

/GazetaSinjali/