image Me t`njofshëm edhe në Emergjencë, shpërthen konfliti mes pacientëve

Kosovë

Tensione/ Me t`njofshëm edhe në Emergjencë, shpërthen konfliti mes pacientëve

news image

Mjediset e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës shpesh ndodhë të shndërrohen në arenë fyerjesh dhe përplasjesh mes pacientëve dhe familjarëve të tyre të cilët presin në radhë për  shërbime shëndetësore.

Numri i madh i pacientëve që e frekuentojnë këtë qendër dhe dëshira për të kryer sa më shpejt shërbim,  bën që shumë prej tyre ta humbin arsyen duke thyer rregullat e sjelljes në komunitet, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndodhë pothuajse çdo ditë që dikush nga pacientët ose familjarët e tyre t`i shfrytëzoj lidhjet familjare e farefisnore, kolegiale e shoqërore për të marr shërbime shëndetësore pa rend ndonëse pacientët tjerë presin në radhë me orë të tëra për tu kontrolluar madje edhe që nga orët e hershme të mëngjesit.

Disa ia dalin të depërtojnë në këtë formë nga ngurrimi i të tjerëve për ta prishur qetësinë, por në shumicën e herëve, këto raste bëhen burim i tensionit dhe i konfliktit mes familjarëve dhe pacientëve, raporton Gazeta Sinjali.

Rastet e tilla të padrejtësive përfundojnë në sharje e rrëmujë ndërsa ndodhë të eskalojnë në  konflikte. E tërë kjo edhe si pasojë e keqmenaxhimit të drejtuesve të reparteve dhe pjesëtareve të sigurimit që janë të detyruar për mbarëvajtjen e rendit.    

Një sinjalizues e ka dërguar në adresë të Redaksisë së Sinjalit një videomaterial ku pasqyrohet një situatë e tillë në Klinikën Emergjente në Prishtinë ku sipas tij, pacientët ankohen edhe për dhënie ryshfeti për kryerjen e shërbimit pa rend. /Gazeta Sinjali/