Gazeta Sinjali ka raportuar dje se është arrestuar Albion Shabani që ndalte qytetarët në autostradë me alarm të Policisë dhe është paraqitur si polic zyrtar. Madje u publikuan edhe pamje ku shihet se ai e ndalë një veturë me targa të Serbisë dhe i thotë: ku po shkon me kto tabela, hjeki se polic civil jom.
E ndaj lajmit të Gazetës Sinjali, ka reaguar këngëtari nga Presheva, Arian Agushi, i njohur si ‘Gold AG’.
Ai ka thënë se po të ishte vetura me targa të Beogradit ‘zoni s’i nihet’.
“I nguc me të Bujanocit se me të Beogradit zoni s’i nihet llaskucit”, ka shkruar ai.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/