Me konfirmimin e shërimit të 61 personave të prekur nga koronavirus, numri i të shëruarve nga ky virus ka shkuar në 622, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga 862 raste pozitive me koronavirus sa janë konfirmuar deri më sot në Kosovë, vetëm 212 prej tyre janë aktive momentalisht, pa 622 rastet e shëruara dhe 28 viktimat e këtij virusi.
Rastet e para me koronavirus në vend janë konfirmuar më 13 mars, derisa ka ditë që numri i të shëruarve është shumëfish më i madh se numri i raste të reja të prekura me COVID-19./Gazeta Sinjali/