image Më shumë se gjysma e serbëve mendojnë se duhet të sulmohet Kosova, 47% të gatshëm për luftë

Rajon

Më shumë se gjysma e serbëve mendojnë se duhet të sulmohet Kosova, 47% të gatshëm për luftë

news image

52 për qind e serbëve në Serbi thonë se Serbia duhet të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë në rast të një konflikti të armatosur, derisa 47 për qind shprehen të gatshëm që të marrin pjesë vetë në luftë.

Sipas hulumtimit të Qendrës së Beogradit për Politika të Sigurisë, 70 për qind e qytetarëve në Serbi nuk besojnë që në pesë vitet e ardhshme do të ketë luftë të armatosur në Ballkan.

Gjëja më e rëndësishme në politikën e jashtme, për serbët është ‘mbajtja’ e Kosovës si pjesë e Serbisë, si dhe forcimi i bashkëpunimit me Rusinë.

Ndërkohë dy të tretat e të intervistuarve janë të bindur se paqja e qëndrueshme në mes të serbëve dhe shqiptarëve është e mundur ndërkohë gjysma e të anketuarve thonë se një gjë e tillë është e mundur të arrihet vetën në rastin e një zgjidhjeje paqësore për statusin e Kosovës.

Të pyetur nëse Serbia duhet të njoh pavarësinë e Kosovës, 80 për qind e të anketuarve u përgjigjën negativisht.

Sondazhi u krye midis shtatorit dhe tetorit në një mostër prej 1,200 qytetarësh./Gazeta Sinjali/