image Më shumë se 15 milionë raste me COVID-19 të regjistruara në Evropë

Evropë

Më shumë se 15 milionë raste me COVID-19 të regjistruara në Evropë

news image

Më shumë se 15 milionë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar zyrtarisht në Evropë që nga mbërritja e virusit në kontinent në fillim të vitit 2020, sipas raporteve të siguruara nga autoritetet shëndetësore, shkruan Gazeta Sinjali.

Të 52 vendet e rajonit përbëjnë zonën më të prekur në botë për nga numri i rasteve, përpara Amerikës Latine dhe Karaibeve (12,1 milionë raste) dhe Azisë (11,5 milionë).

Në total, më shumë se 55 milionë raste të COVID-19 janë zbuluar në të gjithë botën, që nga fillimi i pandemisë.

Më së shumti raste deri më tani ka Franca (1 991 233), Rusia (1 971 013), Spanja (1 496 864), Mbretëria e Bashkuar (1 390 681) dhe Italia (1 205 881).

/Gazeta Sinjali/