image Më shumë se 17 tërmete goditën Shqipërinë mëngjesin e sotëm

Kosovë

Lëkundje/ Më shumë se 17 tërmete goditën Shqipërinë mëngjesin e sotëm

news image

Shqipëria e ka përjetuar sonte natën më të keqe në histori të saj të fundit, duke u goditur nga 17 tërmete.  Për shkak të tërmeteve tashmë është konfirmuar vdekja e dy qytetarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Qindra banorë nuk kanë mundur të flenë derisa një seri tërmetesh që ka filluar në orët e para të së martës më 26 nëntor, ka bërë që shumë qytetarë të jenë jashtë edhe këto momente.

Dy ditë para kremtimit të 107 vjetori të Pavarësisë, Shqipëria është goditur nga më shumë se 17 tërmete në 5 orët e fundit.

Disa prej këtyre tërmeteve e kishin epiqendrën në Detit Adriatik, por ishte qyteti i Durrësit ai që ka pësuar më së shumti.

Top Channel njofton për disa banorë të ngujuar në një banesë të shembur në këtë qytete e të cilët janë duke kërkuar ndihmë.

Tërmeti më I madh ishte ai I orës 3:55 me epiqendër Detin Adriatik, i cili është përcjellur edhe me dy tërmete të tjera të shkallës 5.3 dhe 5.1 të shkallës se Rihterit.

Dridhjet ishin aq të fuqishme saqë janë dëgjuar edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut./Gazeta Sinjali/