2 mijë e 708 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Në të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se mbi 1 mijë të infektuar janë më të rinj se 19 vjeç.
181 të infektuar janë fëmijë të moshës zero-9 vjeç, 899 janë të moshës 10-19 vjeç, 295 janë të moshës 20-29 vjeçare, 406 të moshës 30-39, 403 të moshës 40-49 vjeç, 261 të moshës 50-59, 188 të moshës 60-69 vjeç, 57 të moshës 70-79 vjeç, 18 mbi moshën 80 vjeçare.