image Brenda një dite, Policia e Kosovës shqipton gati 1 mijë tiketa trafiku

Kosovë

Komunikacion/ Brenda një dite, Policia e Kosovës shqipton gati 1 mijë tiketa trafiku

news image

Policia e Kosovës gjatë 24 orëshit të fundit ka shqiptuar 925 tiketa trafiku ndaj qytetarëve të cilët kanë shkelur rregullat e komunikacionit.

Teksa numri i të arrestuarve për mos respektim të ligjit në kohë pandemie, ka rënë, ajo e tiketave të trafikut ka filluar të rritet, raporton Gazeta Sinjali.

Në orët e fundit, sipas raportit të policisë, kanë ndodhur 33 aksidente, ku 18 prej tyre kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërkaq 15 të tjerë me dëme materiale.

Në anën tjetër policia bën të ditur se ka arrestuar 21 personal ndërsa në mbajtje ka dërguar 15 të tjerë./ Gazeta Sinjali/