Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka pritur sot në takim Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Shota”.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka uruar ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Shota” për përvjetorin e themelimit, derisa ka uruar edhe festën e Flamurit.
Gjithashtu, Hoti ka bërë të ditur se me rastin e 70 vjetorit të veprimtarisë, i ka ndarë Plaketë Nderi këtij ansambli.
Ky është njoftimi i plotë i Hotit:
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit, sot i ndava Plaketë Nderi Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, që shënoj 70 vjetorin e veprimtarisë artistike me një ekspozitë të veshjeve kombëtare të trevave të ndryshme shqiptare.
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Flamurit, morra pjesë edhe në ekspozitën, Rrëfim biografik për jetën dhe veprën e Anton Çettës.
T’i shohësh fotot, shkrimet e ndryshme të tri gjeneratave të familjes Çetta, praktikisht është krejt historia e zhvillimeve të popullit shqiptar, nga shpallja e pavarësisë e këndej.