image Me propozim të Haradinajt, qeveria ndan 250 mijë euro për koalicionin global kundër ISIS-it

Kosovë

Rezervat/ Me propozim të Haradinajt, qeveria ndan 250 mijë euro për koalicionin global kundër ISIS-it

news image

Me propozim të kryeministrit të dorëhequr tash e gati gjysëm viti, qeveria ka ndarë 250 mijë euro për ta përkrahur koalicionin global kundër organizatave terroriste ISIS dhe DAESH.

Në vendimin e siguruar nga Gazeta Sinjali, thuhet se paratë që do të ndahen janë ato nga rezervat shtetërore nën programin e shpenzimeve të paparashikuara.

“Ndahen mjete financiare në vlerë prej 250,000 (dyqindepesëdhjetë mijë euro) për përkrahjen e koalicionit Global Kundër ISIS/DAESH. Mjetet financiare nga pika 1. e këtij vendimi ndahen nga Shpenzimet e Paparashikuara, nën-programi Shpenzimet e Paparashikuara me kod 13100, nën kategoria ekonomike e rezervës”, thuhet në vendim.

Kjo ishte pika e vetme e rendit të ditës për mbledhjen e sotme të qeverisë në largim, e cila filloi në orën 13:00. /Gazeta Sinjali/